2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Dhuna fetare: Dy francez sulmojnë një vajzë myslimane

Më të lexuarat

Një vajzë 16 vjeçare me mbulesë islame, është sulmuar në Paris nga dy persona ende të panjohur, të cilët ia kanë shqyer mbulesën e saj. Për shkak të atmosferës anti islamike në Francë, një ndër liderët musliman në Francë ka dënuar “klimën e islamofobisë” duke i bërë thirrje qeverisë që të ndërmer masa, transmeton Russia Today.

Sulmuesit menjëherë pasi që e kanë kapur vajzën muslimane, kanë filluar të bërtasin me fyerje anti-muslimane dhe raciste, duke i lënë asaj shenja në fyt, e pastaj kanë ikur.
Ministri i Punëve të Brendshme në Francë, Manuel Valls, menjëherë ka dënuar sulmet duke i quajtur si sulme të intolerancës.
“I dënojmë ashpër pakënaqësitë e të rinjve anti musliman dhe intolerancës. Policia është mobilizuar në mënyrë që autorët e sulmit të identifikohen, të arrestohen dhe të dorëzohen në gjykatë”, ka thënë Valls.
Ky sulm është një nga incidentet e shumta anti muslimane në Francë, të cilat vetëm në muajin e fundit, janë rritur për 60%. /Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit