Uji me trangull është pije që ofron elemente shumë të mira për organizmin, si për shëndetin, ashtu edhe për lëkurën e bukurinë në tërësi.
Për ta përgatitur këtë lëng mjafton të prisni disa pjesë të holla trangulli, t’i hidhni në ujë natyral e ti lini për 2-3 orë. Mund të shtoni disa gjethe mente dhe disa pika limoni për shije. Më pas mund ta konsumoni gjatë ditës të ftohtë ose në temperaturë ambienti.
Më poshtë po ju listojmë 6 përfitimet kryesore të ujit me trangull:
- Pakëson oreksin
Kjo lidhet me faktin se ky lëng ju mban të hidratuar duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes. - Hidraton lëkurën
Trangulli përmban 95% ujë, që ju ndihmon në një hidtarim shumë të mirë të lëkurës, duke ndikuar kështu në parandalimin e rrudhave dhe shenjave të lodhjes në lëkurë. - Antioksidant shumë i mirë
- Trangulli është i pasur me vitaminë A dhe D si dhe me shumë antioksidantë, duke luftuar kështu radikalet e lira.
- Detoksifikon
Trangulli ka aftësi detoksifikuese dhe purifikuese për organizmin, duke ju ndihmuar të largoni substancat e dëmshme nga trupi juaj. - Përmirëson qarkullimin e gjakut
Trangulli është i pasur me potassium, që ka një ndikim thelbësor në qarkullimin e mirë të gjakut dhe kontrollimin e tensionit. - Ju bën mirë flokëve
Trangulli ndikon në rritjen e flokëve pasi është i pasur me silikon, fosfor dhe kalcium.