3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Austri, organizohet simpoziumi “Paqja në Lindjen e Mesme”

Më të lexuarat

VJENË (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres është shprehur se “Nuk duhet të lejojmë që stagnimi i sotshëm në procesin e paqes nesër të shndërrohet në ndonjë konflikt. Ne duhet t’i ripërtërijmë shpresat e njerëzve. Zgjidhja me dy shtete është e vetmja rrugë e zhvillimit. Kjo rrugë duhet të ndiqet”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në zyrën e OKB-së në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, u organizua simpoziumi “Paqja në Lindjen e Mesme në Shtypin Ndërkombëtar”.

Në simpoziumin e organizuar nga zyra e OKB-së në Vjenë dhe Forumi Ndërkombëtar për Dialog Bruno Kreisky, po diskutohen dobitë që mund të sjellë shtypi për problemin Palestinë-Izrael.

Në takimin hyrës të simpoziumit, u lexuan mesazhet e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe të kryetarit të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe për Krime (UNODC), Yuri Fedotov.

Edhe Fedotov në mesazhin e tij është shprehur se UNODC po punon për sigurimin e jetës në paqe, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave në gjithë botën.

“Është i pamohueshëm roli që luan shtypi për promovimin e qasjeve të drejta, stabile dhe pluraliste në gjithë botën. Kryerja e detyrës së gazetarëve në siguri, larg prej presionit, do të mundësojë që popujt të arrijnë në informacione më të drejta”, thotë ai.

Zv/sekretarja e Përgjithshme e Komunikimit Global të OKB-së, Alison Smale, gjatë fjalimit të saj tha se qëllimi i këtij simpoziumi është forcimi i dialogut dhe mirëkuptimit mes palëve të Izraelit dhe të Palestinës.

Duke vënë në dukje se përkundër programeve të ndryshme të organizuara lidhur me problemin Palestinë-Izrael ky problem nuk është arritur të zgjidhet, Smale tha se “Mediat mund të bëhen pjesë edhe të problemit edhe të zgjidhjes. Për këtë arsye ky simpozium është shumë i rëndësishëm”.

Në simpoziumin i cili do të zgjasë dy ditë, në 50-vjetorin e pushtimit do të diskutojnë çështjet për problemin Izrael- Palestinë, ku përveç anëtarëve të mediave izraelite dhe palestineze do të marrin pjesë edhe një numër i madh i akademikëve dhe studiuesve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit