2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Shënohet viktima e parë nga gjuajtjet me armë në dasma

Më të lexuarat

Në fundjavë, një vajzë 15 vjeçe, përderisa po lëvizte përballë ndërtesës ku jeton në rrugën “Vetim Shala” në Prizren, befas ka ndjerë dhimbje në këmbën e majtë e më pas ka vërejtur t’i rridhte gjak nga këmba.

Në Spitalin Rajonal në Prizren e njëjta është trajtuar nga mjekët të cilët i kanë rekomanduar operacion për nxjerrjen e plumbit nga këmba.

Policia pasi është vënë në dijeni për rastin ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur me hetimin e rastit.

Dyshohet se plumbi ka qenë i shkrehur nga arma ende e panjohur i cili ka ndërruar trajektoren pasi ka goditur ndonjë objekt të fortë dhe ka përfunduar në këmbën e viktimës.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka autorizuar policinë që t’i kryej hetimet.

Policia në Prizren edhe një herë apelon tek poseduesit e armëve të mos i përdorin ato në ahengje të ndryshme sepse të njëjta shumë herë kanë vrarë e plagosur njerëz të pa fajshëm.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit