2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Lëvizja Tamarod (Rebelim) e quan diktatoriale udhëheqjen e përkohshme

Më të lexuarat

Lëvizja Tamarod (Rebelim) e quan diktatoriale udhëheqjen e përkohshme

Lëvizja Tamarod (Rebelim) kampanja e së cilës i udhëheqi protestat për rrëzimin e presidentit Muhamed Mursi, e quajti udhëheqjen e re dhe të përkohshme të vendit si kartë diktatoriale.
“Është e pamundur për të pranuar (deklaratën kushtetuese) për arsye se ajo themelon një diktaturë të re. Ne do t’ia propozojmë një ndryshim të kundërt të deklaratës kushtetuese presidentit të përkohshëm u shprehën ata në llogarinë zyrtare në tëitter.

Të hënën, i emëruari për president i përkohshëm Adly Mansour adaptoi një kushtetutë të përkohëshme, pasi ushtria e anuloi kushtetuten e nxjerre nga asambleja e mehershme kushtetuese dhe e miratuar nga populli me referendum. Kushtetuta e mehershme ishte pjeserisht e bazuar ne ligjin islam dhe kufizonte mandatin e ushtrise.

Deklarata momentale kushtetuese, përfshinë kompetencen dhe fuqinë e presidentit për të nxjerrë dhe miratuar ligje përderisa të përfundojë periudha e tranzicionit./kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit