Guri i Zi (Haxherul Esvedi) në Qabe
Guri i Zi është gur i sjellë nga xheneti, gjatë ndërtimit të Qabesë nga ana e Ibrahimit a.s Allahu xh.sh. i a kishte zbritur nga xheneti që ta vendonte në këndin jugor të Qabesë. Në periudhën kur mekasit rindërtuan Qaben (18 vite para hixhretit) Muhamedi a.s. (kishte 35 vjet) me duart e tij të ndershme kishte rivendosur gurin e zi në atë kënd në të cilin kishte qen me mijë vjet.
Ky gur ishte i bardhë, por mëkatet e njerëzve e kishin nxirë. Në lidhje me këtë Pejgamberi a.s. ka thënë: ” نزل الحجر الأسود من الجنة و هو أشدَّ بياضاً من اللبن، فسودته خطايا بني آدم “
“Guri i zi kishte zbritur nga xheneti, ishte më i bardhë se sa qumështi, por gabimet – mëkatet e njerëzve e kishin nxirë.”[1].