-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

2 të vrarë dhe 170 të plagosur në përleshjet në rajonin Mansura të Egjiptit

Më të lexuarat

Burimet egjiptiane të informimit kanë njoftuar se në përleshjet që kanë ndodhur mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të presidentit egjiptian Muhamed Morsi në qytetin Mansura të këtij vendi të paktën 2 persona janë vrarë dhe rreth 170 të tjerë janë plagosur.
Kështu thuhet në një njoftim të kanalit televiziv BBC i cili njoftoi se deri më tani nuk është publikuar asnjë deklaratë zyrtare rreth numrit të personave të vrarë apo të lënduar gjatë këtyre përleshjeve, por është shumë e qartë se gjendje në këtë qytet është shumë kritike. Edhe kanali televiziv Euronews ka njoftuar se forcat e sigurisë dhe ato ushtarake janë dislokuar për rreth objekteve të rëndësishme si ato të administratës lokale, Radio Televizionit dhe bankave. Autoritetet e sigurisë në Egjiptit kanë deklaruar se do të reagojnë dhe ndërhyjnë në çfarëdo lloj trazirash që mund të shkaktohen në vend. Të dy palët në këtë përleshje kanë përdorur mjete të ndryshme dhe kanë sulmuar njëra tjetrën. Forcat e sigurisë kanë përdorur gazin lotsjellës kundër kundërshtarëve të presidentit egjiptian Muhamed Morsi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit