11.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Testi i shpejtë i Haradinajt me Listën Serbe

Më të lexuarat

Mosshkarkimi ose mossupendimi i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo (i cili po akuzohet se ka keqtrajtuar shqiptarët gjatë luftës së fundit në Kosovë), si dhe përkrahja e Rusisë që ia ka dhënë së fundi Listës Serbe për t’i ndjekur politikat e saja, paraqesin testin e parë për qeverinë “Haradinaj”.
Kjo po dëshmon njëherësh edhe varësinë e Qeverisë së re nga Lista Serbe.
Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se Rikalo së paku duhet të suspendohet në mënyrë që të dëshmohet e kundërta, që Qeveria nuk është e varur nga Beogradi, shkruan “Zëri”.
Ndërkohë, zyrtarë të partisë së Vladimir Putinit, pas mbështetjes që ia kanë dhënë Listës Serbe në Moskë, kanë thënë se çështjet në Kosovë tash e tutje do të zgjidhen në bashkëpunim me subjektin më të madh politik të serbëve në vend.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e dy blloqeve opozitare, të LVV-së e LA-së, kanë konsideruar se Qeveria duhet ta shkarkojë sa më parë ministrin serb Rikalo, përderisa vetë Haradinaj para pak ditësh ka bërë të ditur se ka marrë të dhënat nga të gjitha organet e drejtësisë, të cilat, siç ai ka thënë, nuk kanë dëshmuar se Rikalo ka të kaluar kriminale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit