Videoja e Hoxhë Irfan Salihut është bërë thuajse “top temë” në çdo cep të shoqërisë shqiptare gjatë ditës së sotme, e me sa duket do të vazhdojë të diskutohet edhe ditëve në vijim.
Pati reagime të shumta sa i përket ligjeratës fetare të tij, ku flet mbi moralin e femrave dhe grave kryesisht të atyre kosovare.
Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Dr. Shefqet Krasniqi njëherit një ndër hoxhallarët më të njohur të trojeve shqiptare i ka dalë në mbrojtje hoxhë Irfan Salihut, kështu ai në një intervistë për Radio Kosovën e Lirë ka thënë se “Hoxha i nderuar Irfan Salihu është një hoxhë që nuk del nga prizmat e Kur’anit dhe Sunnetit, le t’çohet krejt dynjaja n’këmbë… me moral nuk ka shaka!”. /radiokosovaelire/kohaislame