-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Mijëra myslimanë falin Kurban Bajramin në sheshin ‘Skënderbej’ me rend, rregull e qetësi

Më të lexuarat

Mijëra besimtarë myslimanë janë falur sot në sheshin Skënderbej në orën 6:50 minuta. Pjesëmarrja e tyre e jashtëzakonshme është karakterizuar nga rregulli dhe kujdesi në lëvizje, rendi në lëvizje.

Komuniteti Mysliman, para faljes së namazit të Kurban Bajramit, zhvilloi një ceremoni me lexim Kur’ani, ligjërata dhe përshëndetje.

https://www.facebook.com/komunitetimysliman/videos/1504442276282989/

URIMI I KRYETARIT TË KMSH-së PËR KURBAN BAJRAMIN 2017

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim!
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Të nderuar besimtarë!
Në një ditë të tillë festë në të cilën atmosfera shpirtërore ndihet anembanë, dua t’ju përcjell urimet më të mira, qofshi të gëzuar e në paqe me të gjithë të dashurit e zemrës.

Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, sinqeritetit dhe dorëzimit të plotë tek Allahu i lartësuar. Besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban e duke u solidarizuar me fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

Në këtë ditë feste e gëzimi të Kurban Bajramit u bëj thirrje të gjithë besimtarëve vullnetmirë që të bëhemi falënderues për të gjitha mirësitë dhe begatitë qe i kemi dhuratë nga krijuesi ynë, dhe të tregohemi bujarë duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë, me jetimët dhe me të gjithë ata që presin përkujdesin dhe vëmendjen tonë.

Të jemi më mëshirues e tolerant, duke respektuar njeri-tjetrin dhe të lutemi që ditët e festës të vazhdojnë pa reshtur për të gjithë njerëzimin mbarë.

Le të lutemi e të festojmë të bashkuar dhe të flasim vetëm një gjuhë, atë të dashurisë, falënderimit dhe ndihmës reciproke me synimin e fitimit te kënaqësisë së Zotit.

Më lejoni t’ju uroj përzemërsisht të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, Gëzuar Kurban Bajramin me lutjen që të shtohet mirëkuptimi, dashuria për njëri-tjetrin dhe të ketë paqe e mirësi në çdo fole familjare e shoqërore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit