Qendra Klinike Universale e Kosovës njoftoi se të mërkurën rreth orës 08:10 është sulmuar dhe kërcënuar në vendin e punës, doktoresha Dafina Mahmutaj dhe stafi i Repartit të Kirurgjisë Abdominale B.
Sipas deklaratës së deponuar nga Reparti i Kirurgjisë Abdominale, një palë ka hyrë në dhomën e mjekëve dhe infermiereve duke kërkuar sqarim për një rast, duke fyer gjithë stafin shëndetësorë.
QKUK thotë në njoftim bëhet e ditur se stafi mjekësor ka ofruar vullnetin për të dhënë sqarimet e nevojshme, mirëpo pala kërkoi të kontaktonte me shefin e repartit.
Palës i është kërkuar të dalë jashtë dhe të pres derisa të vinte shefi i Repartit, menjëherë pas kësaj, ai filloj ta sulmonte fizikisht doktoreshën Mahmutaj, gjë të cilën thuhet se e parandaluan kolegët.
“Pastaj pala fillojë kacafytjet me stafin dhe përcjellësit e pacientëve, po ashtu drejtoi ofendime ndaj saj dhe tërë stafit”. Në njoftim thuhet se gjatë gjithë kohës pala ekspononte armën që mbante në brez duke kërcënuar indirekt.
Ndërkohë, është lajmëruar kompania e sigurimit fizik “ Rojet e Nderit”, të cilët intervenuan menjëherë e më pastaj lajmërohet edhe Policinë e Kosovës.
Pas ardhjes së Policisë u kuptua se personi në fjalë ishte polic, edhe pse nuk ishte me uniformë dhe në detyrë zyrtare.
QKUK kërkon nga organet kompetente të ndërmerren masa adekuate ndaj personit në fjalë dhe të krijohet më shumë siguri në vendin e punës për stafin shëndetësorë.
Ndryshe, edhe Policia e Kosovës konfirmoi për Telegrafin se një pjesëtarë i Policisë së Kosovës ka kanosur një doktoreshë të Repartit të kirurgjisë abdominale në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).
Nga Zyra për informim e policisë së Kosovës thonë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si kanosje, ku është involvuar edhe Inspektorati Policor për të kryer hetimet në kuadër të mandatit të cilin e kanë ata.
Policia nuk ka bërë të ditura arsyet e kanosjes.kohaislame