-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Gjermani, politikani i ekstremit të djathtë fyerje ndaj ministres me prejardhje turke

Më të lexuarat

Gjatë fjalimit të tij në qytetin Eichsfeld të provincës Thuringen ku mbizotërojnë të djathtët ekstremistë, Gauland ka thënë tërthorazi se “do të shpëtojnë nga Özoğuz si një mbeturinë”

BERLIN (AA) – Fyerja raciste e kandidatit për kryeministër i partisë së djathtë ekstremiste Alternativa për Gjermaninë (AfD) Alexander Gauland ndaj ministres pa Portofol, përgjegjëse për Përshtatshmëri, Aydan Özoğuz, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë fjalimit të tij në qytetin Eichsfeld të provincës Thuringen ku mbizotërojnë të djathtët ekstremistë, Gauland ka thënë tërthorazi se “do të shpëtojnë nga Özoğuz si një mbeturinë”. Këto thënie të tij shkaktuan reagime të shumta në rrjetet sociale.

Duke kritikuar thëniet e Özoğuz të bëra në një deklaratë në të kaluarën se “Nuk mund të përcaktohet një kulturë specifike gjermane, përtej gjuhës”, Gauland thotë se “Këtë po e thotë një turko-gjermane. Ftojeni atë në Eichsfeld dhe tregoni se çfarë është kultura specifike gjermane. Atëherë nuk vjen më kurrë këtu”.

Sipas lajmit të gazetës Bild, fjalimet e Gauland u pritën me duartrokitje nga bashkëpartiakët e tij.

Përdorimi i fjalës gjermane “entsorgen” gjatë fjalimit të tij, e cila zakonisht përdoret për shpëtimin nga mbeturinat apo shkatërrimit të tyre, u kritikua nga përdorues të shumtë të rrjeteve sociale.

Anëtari i Partisë Sociale Demokrate (SPD), deputeti i Parlamentit Evropian, Birgit Sippel, deklaratat e Gaulandit i vlerësoi se raciste dhe jashtënjerëzore. Ai iu bëri thirrje të gjithë votuesve që t’ia tregojnë “kartonin e Kuq” AfD-së.

Edhe ish/kryetari i Përgjithshëm i SPD-së, Ralf Stegner, në një deklaratë në rrjetin social Twitter reagoi për fjalët e Gaulandit. “Lideri i fshehur i AfD-së Gauland, po e sulmon ministrin e Përshtatshmërisë me një urrejtje të tmerrshme”, ka shkruar Stegner, duke e publikuar këtë me etiketimin “Më asnjëherë të djathtët ekstremistë”.

Në zgjedhjet e përgjithshme të cilat do të mbahen më 24 shtator, Gauland i cili është kandidati për kryeministër i partisë AfD dhe i cili njihet me qëndrime djathtiste ekstremiste, në një deklaratë gjatë javës së kaluar kishte pretenduar se në Gjermani nuk ka vend për Islamin.

Sondazhet e fundit tregojnë se AfD-ja mund të marrë rreth 10 për qind të votave dhe se me këtë mund të hyjë për herë të parë në parlament.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit