Mandarina është një frutë që bën pjesë te familja e agrumeve. Ajo është burim i mirë i vitaminave A dhe C.
Mandarina gjithashtu përmban magnez, kalcium dhe kalium.
Nisur nga përmbajtja e saj shumë e ushqyeshme, mandarina është shumë e preferuar edhe për dietë të shëndetshme.
Konsumimi i shpeshtë i mandarinës rregullon qarkullimin e gjakut, përmirëson funksionim e zemrës, ul kolesterolin në gjak si dhe është një antioksidues shumë i lartë i organizmit.
Ekspertët sugjerojnë që të konsumohen së paku dy mandarina në ditë për t’i marrë vitaminat e nevojshme.