Pija me e shëndetshme për ju është uji dhe kjo është një e vërtetë e dëshmuar tash e sa kohë.
Arsyeja qëndron në faktin se uji është i liruar nga sheqeri, kripa dhe kemikalet tjera që janë përgjegjëse për dëmtimin e qelizave.
Por, sa është i mirë uji me përmbajtje të hidrogjenit?
Shumë e shumë kompani tani po e aplikojnë një gjë të tillë në atë që po njihet si uji i hidrogjenizuar.
Për më shumë, ky ujë as nuk duhet dhe as nuk shijon ndryshe nga uji normal, transmeton Indeksonline.
Disa nga këto kompani pohojnë se shtimi i hidrogjenit në ujë rrit energjinë, përmirëson rikuperimin pas ushtrimeve fizike dhe redukton inflamacionin.
Por, të dhëna shkencore për këtë lloj uji ka fare pak dhe studimet që janë bërë lidhur me këtë janë kryer kryesisht në minj.
Studimet që janë kryer në kafshë, shumica në Japoni thonë se ky ujë mund të ketë efekt si antioksidant dhe për të ulur inflamacionin.
Hidrogjeni gjithashtu ndihmon në trajtimin e diabetit.