“Racizmi, ksenofobia, antisemitizmi dhe islamofobia helmojnë shoqëritë tona. Në çdo kohë dhe në çdo vend doemos duhet t’u kundërvihemi”, tha Guterres
NJU JORK (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, pas demonstratave në shtetin amerikan Virginia, porositi se i duhet kundërvënë racizmit, ksenofobisë, antisemitizmit dhe islamofobisë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Racizmi, ksenofobia, antisemitizmi dhe islamofobia helmojnë shoqëritë tona. Në çdo kohë dhe në çdo vend doemos duhet t’u kundërvihemi”, shkroi Guterres në Twitter.
Nacionalistët e bardhë këtë fundjavë organizuan protesta në Virginia kundër heqjes së planifikuar të statujës së gjeneralit të Konfederatës Robert E. Leej, pala humbëse në Luftës Civile Amerikane e cila zgjati prej vitit 1861 deri në vitin 1865.
Në qytetin Charlottesvill u mbajtën edhe protesta paralele antiraciste, ndërsa ndodhën edhe trazira kur demonstruesit u përleshën, ku një person humbi jetën.