5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shkodrania rrëfen tmerrin që përjetonte nga bashkëshorti i fiksuar pas bixhozit

Më të lexuarat

Të gjithë e dimë se nëse bëhemi të varur nga lojërat e fatit, bastet sportive dhe bixhozi shumë shpejt mund ta gjesh veten të mbytur me borxhe, duke shkatërruar edhe të ardhmen e personave që ke pranë.

Të shumtë janë rastet kur personat janë të varur nga këto vese dhe një prej tyre është rasti i kësaj gruaje e cila ka rrëfyer pasojat që krijon në familje kur kryefamiljari luan në lotari sportive.

Pasoja që nuk lënë gjurmë vetëm në jetën në çift dhe familjare, por rrezikojnë edhe mirëqenien e vetë personit dhe të atyre që e rrethojnë.

Më poshtë është rrëfimi

“Degjova kete lajmin e ketij zotnise ne Velipoje qe e kishin mbajt peng per borxhe. Jam nje nan e re me nje femije 3 vjec. Burrin e kam marr me dashni, por qe ne fejese e zbulova qe luante loto sporti. Si e re qe isha hajt thoja do e lajne se burr asht. Kaluan dy vitet e fejeses ai nuk asht I dhunshem, por kur humbet ne loto iken me dit prej shpiet sepse na vijne borxhlinjte. Kam duru se mka mbeshtet dhe vjehrra. Tesh ka shku ne fund gjaja. Pardje me erdhen me kerku leket dhe me thane do te marrim shpine. Burrin se kam ne shpi, vjehrren e kam te semure. Ca asht ky ves qe po shkaterron familjet? Pse shteti nuk i mbyll lojnat e fatit? A ka njaj institucion qe i shpeton meshkujt nga kjo varesi. Ka pas raste qe ka prish edhe leket e tamlit te djalit. Lene pastaj qe ne shpine ton pa shit kane mbet vec divanat. Un sdu me e prish familjen se shume here kam dasht me u nda, por nuk di kujt ti drejtohem per ndihme qe burri ta lajne kete ves. Faleminderit e kerkujt mos I ndodhte ajo e Velipojes”, rrëfën gruaja për Shkodra News.

“O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.”
(Maide; 90)/KohaIslame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit