-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Siri, ndërpritet lidhja e internetit në vend gjatë ditës së martë

Më të lexuarat

Lidhjet e internetit anembanë Sirisë janë shkëputur gjatë natës së të martës, bëjnë të ditur disa uebsajte globale monitorimi.

Google raportoi se shërbimet e saj u bënë të paaksesueshme në Siri rreth 21:45 me orën lokale, ashtu siç raportuan edhe “The Renesys”, “Akamai” dhe “BGPmon”.

“Duket se Siria është zhdukur gjerësisht nga interneti”, tha Dan Hubbard, shef teknologjie për “Umbrella Security Labs”.

Edhe faqja e internetit të agjencisë shtetërore të lajmeve në Siri dhe disa faqe të tjera qeveritare nuk mund të hapeshin.

Stafi i CNN në Damask nuk mund të lidhet përmes internetit. Në një hotel, stafi tha se interneti u ndërpre “në hotel dhe në gjithë Damaskun”.

Aktivistë opozitarë raportuan për ndërprerje të energjisë dhe të internetit në Damask por edhe në gjithë vendin, duke paralajmëruar se ndërprerja e rrugëve të komunikimit mund të jetë një sinjal kërcënues.

Komiteti për Koordinimin Lokal, opozitar në Siri, tha se rrjetet e aktivistëve duhet të vendosin “të gjithë përgjegjësinë ndaj forcave të regjimit për dhunën apo masakrat ndaj civilëve”. Shkaku i kësaj ndërprerjeje është ende i paqartë.

“Edhe pse nuk mund të komentojmë ende se çfarë e shkaktoi këtë ndërprerje, incidentet në të kaluarën janë lidhur me urdhrat qeveritare për ndërprerje dhe shkatërrime të infrastrukturës, që përfshin edhe ndërprerjet e energjisë apo prerjen e lidhjeve me fibra” tha Hubbard./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit