Ministria e shëndetësisë e Arabisë Saudite thotë se pesë vetë kanë vdekur nga një virus i ri gjatë disa ditëve të fundit.
Konsiderohet se ky virus është i afërt me virusin SARS (Sindromi i rëndë akut respirator), që kishte shpërthyer para 10 vitesh në Azinë Lindore.
Autoritetet e Arabisë Saudite thonë se dy pacientë të tjerë të infektuar po mjekohen në njësinë e kujdesit intensiv.
Këto vdekje dhe infektime kanë ndodhur në provincën lindore, Ahsa.
Virusi i ri i njohur si hCoV (Coronavirus Human) për të parën herë ishte zbuluar vitin e kaluar dhe është nga familja e njejtë sikur virusi i të ftohtit dhe ai SARS.
Deri tash nga virusi i ri kanë vdekur 23, ndërsa ai është zbuluar në Jordani, Gjermani dhe Britani./bs/kohaislame