-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Tregu i bimëve mjekësore‎ shqiptare rreth 40 milionë dollarë në vit

Më të lexuarat

Është kthyer në një nga sektorët më të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, pasi gjeneron të ardhura dhe për më tepër ndikon për imazhin e eksporteve shqiptare në botë. Bëhet fjalë për eksportet e bimëve mjekësore që gjenerojnë rreth 40 milionë dollarë në vit, ndërsa kanë rreth 90 mijë vetë të punësuar. Këto shifra janë bërë publike në konferencën kombëtare shqiptare të bimëve medicinale dhe aromatike, ku mori pjesë edhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi.

Sipas saj, ky sektor prodhon 47 për qind të bimëve medicinale e aromatike në Ballkan dhe punëson direkt dhe indirekt shtresën më të varfër të popullsisë. Ndërsa Filip Gjoka, kreu i shoqatës së Bimëve Mjekësore e Medicinale, tha se klima e biznesit është më e konsoliduar se asnjëherë tjetër, por në kushtet e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, ku prodhimet bujqësore kanë një peshë të rëndësishme në GDP-në e vendit, industria e përpunimit dhe tregtimi i bimëve mjekësore kërkon më tepër mbështetje nga shteti. Të pranishëm ishin kompanitë kryesorë të sektorit që përbëjnë rreth 85% të forcës grumbulluese, përpunuese, eskportuese të bimëve medicinale në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit