-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Izraeli sulmon Sirinë

Më të lexuarat

Zyrtarët izraelitë kanë konfirmuar se forcat ajrore të vendit kanë kryer një sulm ajror kundër Sirisë dhe thonë se në shënjestër kishin një dërgesë të raketave të avancuara.

Më parë zyrtarët amerikanë raportuan sulm ajror mbi Sirinë.
Sipas raporteve të mediave, nën shënjestër të sulmit ishte një depo armësh ushtarake, e jo armët kimike.
Më parë gjatë kësaj jave, udhëheqësi i Hezbollahut Hassan Nasrallah tha se grupi i tij do ta ndihmojë presidentin sirian Bashar Asad për të mposhtur një kryengritje 2-vjeçare.
Zëdhënësi i ambasadës izraelite Aaroni Sagui tha se krejt cka mund të thuhej është se Izraeli është i vendosur për të parandaluar transferimin e armëve kimike nga regjimi sirian drejt forcave të kryengritjes.
Autoritetet libaneze raportuan se ka pasur një prani të pazakontë të forcave izraelite mbi territorin e tyre të enjten dhe të premten.
Në janar të këtij viti, Izraeli bombardoi një autokolonë në Siri , që me sa dukej ishin armët e destinuara për Hezbollahun Libanez.
/mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit