3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kaq vjedhje kanë ndodhur për tre muaj në Kosovë

Më të lexuarat

Vjedhjet mbetën një dukuri shqetësues më të cilën ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

Vjedhjet në vetura, lokale, e shtëpi janë mjaftë të shpeshta.

Statistikat e Policisë së Kosovës, tregojnë se vetëm për tre muaj të këtij viti (Prill-qershor) janë raportuar 1454 raste të vjedhjeve.

Mirëpo, në krahasim më vitin e kaluar, kjo sipas policisë ka shënuar rënie, ku në këtë periudhë të vitit të kaluar kanë qenë 1503 raste të vjedhjeve.

Po ashtu, numri i vjedhjeve të rënda këtë vit është 1161 që është më pak së vitin e kaluar që kanë qenë 1211 raste të këtyre vjedhjeve, shkruan Indeksonline.

Daut Hoxha, zëdhënës i policisë, në një përgjigje për Indeksonline është shprehur se rastet e vjedhjeve në shumë raste i kryejnë të miturit.

“Ne ne kuadër te rajoneve dhe stacioneve policore përveç zyrtarëve te rregullt patrullues kemi edhe njësitet e hetimeve te cilat merren me trajtimin respektivisht hetimin e rasteve te vjedhjeve. Kryesit e veprave te vjedhjeve janë te grupmoshave te ndryshme, ku shpesh ka edhe raste kur ata janë edhe të mitur, prandaj policia i trajton bazuar ne ligjet aplikueshme, duke bashkëpunuar edhe me qendrat për pune sociale, si dhe personat kujdestar të të miturve” ka thënë Hoxha për Indeksonline.

E numri i rasteve të vjedhjeve është më i madh gjatë sezonit veror, kur një pjesë e qytetarëve shkojnë në pushime.

Zëdhënësi Hoxha ka thënë se ata kanë shtuar prezencën e policisë në pikat me sensitive ku dyshohet për numër më të madh të vjedhjeve.

Policia kërkon bashkëpunim më të madh me qytetarët në mënyrë që këto raste të reduktohet.

“Megjithëse policia po punon ne vazhdimësi ne identifikimin e kryesve te këtyre veprave penale kërkohet një bashkëpunim edhe me i madh nga qytetaret lidhur me ofrimin e informacioneve qe mund te qojnë edhe ne arrestimin e personave te dyshuar dhe reduktimin ne vazhdimësi te rasteve te vjedhjeve” ka thënë Hoxha.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit