-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Çështje në të cilat pranohet mosmarrëveshja (hilafi) brenda ehli sunetit dhe xhematit

Më të lexuarat

Ehli suneti dhe xhemati pranojnë të ketë llojllojshmëri mendimesh në ato çështje, për të cilat transmetohet nga selefët se kanë pasur mospajtim, duke mos e cilësuar kundërshtarin të humbur në këto çështje.

Më poshtë po sjellim disa prej shembujve të kësaj natyre:

  1. Sahabët, në fillim, kishin rënë në konflikt se cili është më prioritar, Uthmani apo Aliu, (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), ndërkohë që ishin unik në prioritetin e Ebu Bekrit dhe të Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!). Kështu, një grup i dha përparësi Uthmanit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ndërsa grupi i dytë i dha përparësi Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), kurse  grupi i tretë në këtë çështje heshti, por në fund ehli  suneti përcaktoi Uthmanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Edhe pse kjo nuk është prej çështjevebazë tek ehli suneti dhe xhemati, nuk lejohet të cilësohet kundërshtari në këtë çështje i humbur. I humbur cilësohet nëse kundërshton udhëheqjen e Uthmanit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) para Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe kjo, për arsye se ehli suneti dhe xhemati beson se radhitja e udhëheqësve muslimanë, pas Pejgamberit (alejhi selam) është: Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e kush kundërshton këtë është prej të devijuarve.
  2. Mosmarrëveshja mes Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në çështjen se a e ka parë Pejgamberi (alejhi selam) Allahun e Lartësuar apo jo?

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Kush thotë se Muhamedi (alejhi selam) e ka parë Allahun e Lartësuar, vetëm se ka thënë për Allahun një gënjeshtër të madhe.”Shumica e dijetarëve është me mendimin e Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), megjithëse nuk e bëjnë njeri-tjetrin bidatçi, nëse nuk është me mendimin e tij. Gjithashtu, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e ka mohuar se te vdekurit e dëgjojnë lutjen e të gjallëve. Kur i është thënë asaj se Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: “Ju nuk më dëgjoni atë që them më mirë se ata (e ka fjalën për të vdekurit).”Ajo tha: “Jo, ai ka thënë: ‘Vërtet ata tani e dinë se atë që ua kam thënë është e vërtetë’.” Megjithëkëtë, nuk ka dyshim se të vdekurit i dëgjojnë hapat. Këtë e vërteton hadithi i Pejgamberit (alejhi selam) në të cilin thuhet: “Sa herë që dikush kalon pranë një varri që e njeh të varrosurin dhe i jep selam, Allahu ia kthen shpirtin të vdekurit që të kthejë selamin.” Janë vërtetuar shumë hadithe në këtë çështje, ndërsa nëna e besimtarëve ka kuptuar nga citatet gjë tjetër. Gjithashtu, edhe qëndrimi i Muavijes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në çështjen e miraxhit, ku mendonte se ka qenë vetëm me shpirt, ishte në kundërshtim me të gjithë.

Mospajtimet e tyre në gjykime (ahkam) në këtë lëmi janë të shumta, saqë nëse për çdo kundërshtim largohen mes vete muslimanët, nuk do të mbetej mbrojtje e as vëllazërim. Për këtë kemi shembullin e Ebu Bekrit dhe Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) të cilët kundërshtoheshin për shumë gjëra, por nuk kishin për qëllim vetëm se të mirën. Ne kemi edhe shembullin më të mirë ku Pejgamberi (alejhi selam) i tha shokëve të tij, në ballafaqimin me fisin beni Kurejdha: “Mos ta falë askush namazin e ikindisë, vetëm se në vendbanimin e beni Kurejdhës.”  Namazi i ikindisë sahabët i zuri në rrugë para se të arrinin në vendbanimin e tyre. Një grup prej tyre tha: “Nuk falemi vetëm se në vendbanimin e beni Kurejdhës” dhe kështu u iku koha e namazit të ikindisë, ndërsa grupi tjetër tha: “Nuk është kërkuar prej nesh vonimi i namazit, por është kërkuar të shpejtojmë”. Ky grup e fali namazin e ikindisë dhe kur u informua Pejgamberi (alejhi selam) për këtë gjë, nuk qortoi asnjë grup.

  1. Të gjithë muslimanët janë në pajtueshmëri të plotë se ai i cili nuk e ka dëshmuar shehadetin, është jobesimtar (kafir), ndërsa veprat e tjera si: namazi, haxhi, agjërimi i ramazanit janë në mospajtim për shpalljen kafir të lënësit të tyre.

Ehli suneti dhe xhemati janë në pajtueshmëri të plotë se nuk bëhet kafir mëkatari; këtu kemi për qëllim mëkatet e mëdha si: imoraliteti, pirja e alkoolit, kurse në ato që përmendëm më lartë, mospajtimi është i njohur.

  1. Gjithashtu, përmendim edhe mospajtimin e muslimanëve në çështjet që lidhen me abdesin, hixhamen, plagën apo daljen e gjakut prej hundës, si dhe mospajtimi i tyre në çështjen e të vjellurit, për të cilin ka dy mendime të njohura. Është transmetuar nga shumë sahabë se Pejgamberi (alehji selam) ka marrë abdes pasi që kishte vjellur, por nuk ka citat të prerë se ka obliguar një gjë të tillë, përkundrazi, sahabët dilnin në luftëra dhe nuk e përsërisnin abdesin. Me ndodhjen e këtyre gjërave një grup i dijetarëve thonë se të marrësh abdes është mustehab (e preferuar) e jo vaxhib (e obliguar),gjithashtu në çështjen e marrjes së abdesit, nëse e prek organin gjenital, ose të prekurit e gruas me epsh. Në të dy rastet është mustehab (e preferuar) të merret abdes e nuk është vaxhib (obligim). Po kështu kanë thënë edhe në marrjen e abdesit, nëse njeriu qesh në namaz. Në të gjitha këto dhe të tjera nuk është obligim abdesi, por është i preferuar, e ky është mendimi më i qëlluar. Megjithëkëtë, ne dëshiruam të përmendim disa shembuj në lidhje me këtë çështje, çështjen e shkurorëzimit dhe disa dispozita në lidhje me namazin, agjërimin, haxhin, si dhe mospajtimi i tyre në çështjen e dy haremeve (Qabeja apo xhamia e Pejgamberit alejhi selam) se cili prej tyre ka më shumë përparësi, etj.

Përgatiti: Fatmir Raçi

16.06.2006

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit