Më kujtohet viti 1999, kur të gjithë ato kolona njerëzore të përbërë nga fëmijët, motrat dhe vëllezërit, pleqtë dhe plakat tona vinin nga Kosova dhe ndalonin në pallatin e sportit në Shkodër.
Ato kishin me vete ato pak gjëra që kishin mundur të shpëtonin nga djegia dhe shkatërrimi total, por që nuk ishin të mjaftueshme për jetesën e tyre. Më kujtohet se si familjet shkodrane kërkonin në shtëpitë e tyre batanije, ushqime dhe gjëra të tjera të domosdoshme për jetesën e një njeriu, që t’i dërgonin ato tek pallati i sportit. Më kujtohen ato familje shkodrane që hapën derën e shtëpive dhe zemrën e tyre në ndihmë të njerëzve tonë të Kosovës edhe pse Shqipëria sapo kishte dalë nga një katastrofë politiko-shtetërore.
Vetvetiu më lind pyetja se si vallë ka organizata në Shqipëri, në Shkodër, që pretendojnë dhe propagandojnë lidhje miqësore, martesore dhe gjaku midis sllavëve dhe shqiptarëve, në një kohë që nuk kanë kaluar as 14 vjet nga kjo e zezë. Mos vallë harruan kaq shpejt se e kujt ishte dora gjakatare që shkaktoi gjithë këtë armiqësi me jetën dhe të mirën? Më shumë më gërryen pyetja, pse janë serbët dhe ish Maqedonsit e Republikës së Jugosllavisë (IRJM-sat) kaq të interesuar për lidhje gjaku me shqiptarët, pikërisht për vajzat shqiptare të Malësisë? Ne e dimë sa të mira i kemi vajzat – ato janë vajzat tona. Nuk është e rastit të na tregojnë serbët dhe IRJM-sat sa të mira i kemi vajzat, pasi ishin vetë ata që i vranë, i dhunuan dhe i poshtëruan vajzat tona./bs/kohaislame