2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

5 tregjet ushqimore më të famshme në botë që duhet ti vizitoni patjetër!

Më të lexuarat

Udhëtimi dhe ushqimi shkojnë së bashku ashtu si kafja me brioshin! Përpos minimarketeve që ne mund të vizitojmë në vendin tonë, bota ofron shumë më tepër alternativa, ku përveç ushqimeve që do të gjejmë, pazari mund të kthehet në një argëtim të vërtetë.

Ne po ju rendisim pesë nga shumë tregje ushqimore, si  alternativa për destinacionin e rradhës.

1. La Boqueria, Barcelonë
Me një fjalë të vetme: Mahnitëse! Thjesht duke ecur në këtë treg të zhurmshëm dhe i mbushur plot me ushqime do të deheni.

2. Harrods Food Hall, Londër
Një dhe e vetmja. Është e shtrenjtë, por për një arsye të mirë: Është absolutisht një ndër më të mirat. Duhet ta konsideroni si një vizitë të detyrueshme.Të paktën një herë!

3. Peck, Milano
E themeluar në vitin 1883, ky është ndoshta dyqani më i mirë ushqimor në botë. Nuk ka ekzagjerime. Çdo gjë që ata bëjnë këtu është thjesht përsosmëri. Historia dhe cilësia përputhen me shërbimin e përulur të modës së vjetër.

4. Tregjet e Borough, Londër
Nëse nuk dilni nga ky vend me dy kilogramë më shumë ushqime atëherë me siguri keni bërë diçka të gabuar.

5. Tregu i Peshkut Tsukiji, në Tokio
Është një treg peshku që duhet ta vizitoni patjetër nëse ndodheni në Tokio. Nuk duhet të humbisni ankandin e peshkatarëve me ton peshku çmimi i të cilave arrin në dhjetëra mijëra dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit