Të paktën pesë persona janë plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, pasi një i dyshuar filloi të sulmonte njerëzit në një rrugë, në qytetin zviceran Schaffhausen.
Policia nuk dha më shumë detaje për sulmin por njoftoi se kishte mbyllur qendrën e qytetit në kufirin gjerman.
Pronari i një dyqanit tha për mediat lokale se një burrë me sharrë me zinxhir ishte duke ecur nëpër rrugë dhe filloi të sulmonte kalimtarët .
Policia tha se autori i krimit është ende i lirë dhe se pas sulmit makabër është arratisur në drejtim të paditur /SYRI