0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Filipinet zbatojnë ndalesën mbarëkombëtare për duhanpirje

Më të lexuarat

Në Filipine ka filluar të dielën zbatimi i një ndalese mbarëkombëtare për duhanpirje, që është në përputhje me Rregullin Ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti Rodrigo Duterte, raporton Anadolu Agency (AA).

Rregulli është nënshkruar në muajin maj, dhe i njëjti ka paracaktuar zona të ndaluara për duhanpirje si në vende të mbyllura, ashtu edhe në ato të hapura.

Në mesin e veprimeve të cilat konsiderohen si të paligjshme, janë pirja, shitja dhe blerja e cigareve nga minorenët, të mësuarit e tyre të pijnë, blejnë dhe shesin produkte të duhanit, si dhe shitja e cigareve në oborret e shkollave dhe vende të tjera publike.

Në ditën e parë të ndalesës, një radio lokale njoftoi se nuk është regjistruar asnjë duhanpirës në rrugën shumë të frekuentuar Cubaao në qarkun Quezon të kryeqytetit.

Duterte filloi një ndalesë për pirjen e duhanit në Davao City, kur ai ishte kryetar bashkie.

Ai u zotua të zbatojë një ndalesë mbarëkombëtare, duke përmendur efektin e pirjes së duhanit mbi trupin e tij, veçanërisht sëmundjen e Buergerit, që shkakton bllokime në venat e gjakut në duar dhe këmbë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit