Hudhra është e njohur për vetitë e saj të mrekullueshme në shëndet, si qetësimi i enëve të gjakut, ulja e kolesterolit të keq LDL, për shije në ushqim apo edhe për të përforcuar sistemin imunitar, për të trajtuar infeksionet e stafilokokut apo ato të veshit. Por sigurisht që ka edhe probleme që mund të shfaqen nëse ka një konsum të tepruar të saj.
1. E përzier me antikoagulantë
Nëse e përzieni me antikoagulantë të tjerë hudhrën ajo mund të shkaktojë gjakrrjedhje të panevojshme. Për këtë arsye hudhra nuk duhet të përzihet me ilaçet.
2. Për problemet e mëlçisë
Njerëzit me probleme të mëlçisë duhet të evitojnë hudhrën. Ajo mund të ulë aftësinë e mëlçisë për të shpërbërë ilaçet ose pakëson eficencën e tyre.
3. Për një stomak të ndjeshëm
Të hani shumë hudhra mund të sjellë probleme të mëdha për njerëzit me stomak të ndjeshëm, ose për njerëzit që marrin ilaçe për stomakun.
4. Shtatzënat
Gratë shtatzëna mund të hanë hudhra në sasi të kufizuar, edhe pse mjekët thonë që është mirë të mos konsumojnë. Nëse keni presion të ulët të gjakut ose presioni i gjakut ju ulet menjëherë, atëherë duhet sërish të tregoni kujdes me konsuminin e hudhrës.