2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

A lejohet shitblerja me kapar?

Më të lexuarat

Pyetje: kur shitësi dhe blerësi pajtohen të bëjnë një kontratë shitblerjeje dhe blerësi paguan kapar dhe më vonë blerësi ndërron mendimin dhe nuk dëshiron të realizojë atë kontratë për shkaqe të ndryshme, a i lejohet shitësit ta ndal për vete kaparin e të mos ia jep blerësit?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Po, është e drejtë e shitësit të ndal për vete kaparin. Kështu ka vepruar Omer ibën Hattabi, radijallahu anhu dhe ky është medhhebi i Imam Ahmedit.

Shejh ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “s’prish punë të marrësh kaparin sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, nëse për këtë pajtohen shitësi dhe blerësi para se të realizohet kontrata e shitblerjes.” (Fetava littuxhar ve rixhalil a’mal, fq: 49)

Komisioni i Përhershëm për Fetva ka dhënë këtë fetva: shitblerja me kapar është e lejuar. Kjo nënkupton që blerësi paraprakisht t’i jep shitësit një sasi të caktuar parash, më pak se vlera e mallit për të cilin bëhet kontrata, pasi të lidhet kontrata, në mënyrë që të sigurohet shitblerja si dhe për të mos e marr të njëjtin mall dikush tjetër, mirëpo kur ta merr mallin (blerësi) paguan edhe pjesën e mbetur të parave. Në rast se ai nuk e blen mallin për të cilin ka dhënë kapar, atëherë shitësi ka të drejtë ta ndal kaparin për vete sepse shitblerja me kapar është e saktë. Në këtë marrëveshje është e njëjtë nëse caktohet koha për pagimin e pjesës së mbetur të parave apo nuk caktohet… Për sa i përket hadithit “I Dërguari ka ndaluar shitblerjen me kapar” është i dobët dhe nuk argumentohet me të.

Përktheu: Agim Bekiri

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit