Shmang:
Pushim Freskues?
Granita
(130 kalori)
Nëpër bar-e mund ta gjeni të përgatitur me shurup sheqeri, që përmban aroma dhe ngjyrues. Akulli e shuan etjen, por sheqernat kërkojnë ujë në mënyrë që të metabolizohen, duke kthyer më shumë etje.
Meze e lehtë?
Frape
(210 kalori)
Të gjithë e njohin. Nuk i njeh aspak frutat: kjo është edhe arsyeja se pse në etiketë shkruhet “Me shije luleshtrydheje” dhe jo me luleshtrydhe. Të kënaq me sasinë e ajrit, por pas pak kohësh është njësoj si të mos kesh ngrënë.
Dreka e shpejtë?
Një copë pic
(500 kalori)
Është një trekëndësh plot më yndyrna që i shtohen për ta mbajtur të butë. Pikërisht yndyra e ngadalëson shumë tretjen deri në dy orë.
Pushim për të pirë?
Një gotë kola
(135 kalori)
Është një përzierje plot me sheqer, shtesa kimike, ndër të cilat acidi fosforik së bashku me kafeinën, formojnë një miks të rrezikshëm për kockat, pasi nëse konsumohet shpesh, provokon humbjen e kalciumit.
Cimbisje në muzg?
Patate të skuqura
(300 kalori për 50 gr)
Kanë një indeks të lartë glicemik: nëse i ha pasdite kur metabolizmi yt është më i ngadaltë, nuk do të arrish të djegësh kaloritë dhe organizmi yt do t’i depozitojë në formë dhjami.
Konsumo:
Lëng i freskët frutash
(130 kalori për çdo gotë)
Është i freskët sepse përgatitet vetëm me fruta të freskëta, pa shtesa si ujë apo sheqer. Karbohidratet natyrale të tyre mbërrijnë menjëherë në gjak dhe të dhurojnë kështu shumë energji dhe vitamina. Jo dy apo tre gota, nëse je në dietë.
Një akullore me kakao
(233 kalori)
Ideale për miksin perfekt të proteinave, sheqernave, ujit dhe yndyrës. Të kënaq dhe të fal energji. Çokollata, e pasur me teobrominë dhe magnezium, të mban lart në verë.
Piadinë dhe rukola
(360 kalori)
Buka dhe djathi zgjasin kohën e tretjes së ushqimit, por edhe sensin e ngopjes. Piadina është një zgjidhje shumë e mirë për t’i bërë bisht urisë së pasdites dhe për ta çuar deri në darkë.
Çaj i ftohtë
(100 kalori)
Është me siguri zgjedhja më ideale për linjat: aspak gaz dhe pak sheqerna. Mund ta gjesh edhe dekafeinato, me bazë çaji të gjelbër.
Ullinj jeshilë
(70 kalori për 50 gr)
Shija e tyre e hidhur mund të shtyjë oreksin. Je në dietë? Të japin elegancë…