0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Recetë për shërimin e anemisë në mënyrë natyrale

Më të lexuarat

1)- 100 gr. rrush të thatë,
– 100 gr. kajsi të thata,
– 100 gr. fiq të thatë.
Të gjitha i bluan në makinë të mishit (i kalon nga 3 herë në makinë të mishit) pastaj i përzien me 100 gr. mjaltë. Çdo mëngjes e han nga 1 lugë të mesme.

2) 12 hurma i han në mëngjes, kur je esëll, për 9 ditë me radhë.

3) 1 tegull mjaltë me 1 kg. fistel i përzien. E han nga një lugë çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje.

4) Për shërimin e anemisë duhet të hahen 15-25 mandarina brenda 20 ditëve, duke ngrënë për çdo ditë me radhë.

5) 7 molla i pastron dhe i terë me leckë të pastër. Pastaj i merr edhe 14 gozhda të reja, i pastron dhe i futë në çdo mollë nga 2 gozhda. I len të qëndrojnë kështu 1 javë. Pas 1 jave ua heq gozhdat dhe e han çdo ditë nga 1 mollë, 1 javë rresht.

6) Sallatë me pemë kundër anemisë
50 gr. dredhëza,
50 gr. qershia,
50 gr. banane,
50 gr. boronica.
Të gjitha i qet në pjatë, ia qet pak mjaltë dhe këtë e han për 12 ditë me radhë.

7) Sallatë me shalqi
I merr 200 gr. shalqi dhe i bën me mjaltë. I qet në një pjatë dhe i ndan në katrorë të vegjël.
I han çdo ditë me radhë, prej 15 -20 ditë.

8) Një filter çaj prej hithit të thatë e qet në filxhan dhe i qet ujë të valë. Pas 5 minutave mund ta pish. Vazhdon kështu me radhë për 1 muaj./pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit