2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Shamia nuk është për njerëz të përsosur

Më të lexuarat

Shamia nuk është për njerëz të përsosur. Njerëzit e përsosur nuk ekzistojnë. Nëse ka diçka që më acaron, është pikërisht kur i dëgjoj njerëzit tek thonë: “Më mirë ta heqë shaminë ajo sepse ka bërë këtë e atë…” ose “Hej, ajo është me shami në kokë dhe a e di se çfarë bëri?”

Kjo për shkak se supozohet që sapo ta kesh vënë shaminë, ti i ke thënë botës se je shndërruar në engjëll.

Shamia nuk është për engjëjt. Ajo është për njerëzit me të meta e të bukur, që çdo ditë ia kujtojnë vetes e të tjerëve se po përpiqen. Dhe kjo betejë, kjo përpjekje, ka bukurinë e saj. Allahu e sheh atë. Edhe nëse je duke luftuar me gjërat e tjera, mund të jetë pikërisht ky akt bindjeje që Allahu e pranon, e që për shkak të tij, Ai t’i fal të metat e tjera!

Pra, mos e humb shpresën e mos nënvleftëso asnjë akt bindjeje, edhe nëse të duket vetja me plot të meta. Shamia nuk është destinacioni. Ajo është pjesë e rrugëtimit, ashtu sikurse çdo gjë tjetër që mundohemi të bëjmë për t’iu bindur e për të kënaqur Zotin. Shamia është pjesë e atij “karburanti” që na ndihmon të mbërrijmë në destinacionin tonë: Tek Zoti.

Yasmin Mogahed

©HijabIsMyPrideAlbania /MESAZHI/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit