1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Izraeli anulon zgjedhjet

Më të lexuarat

Presidenti i Izraelit, Shimon Peres, ka konfirmuar se kryeministri Benjamin Netanjahu ka anuluar zgjedhjet e parakohshme, pas arritjes së marrëveshjes me partinë kryesore opozitare për të formuar një qeveri uniteti.

Netanjahu dhe kreu i partisë opozitare Kadia, Shaul Mofaz, janë pajtuar të formojnë koalicionin qeveritar, duke i dhënë Mofazit postin e zëvendëskryeministrit.
Analistët thonë se zhvillimi mund të ndikojë qëndrimin e Izraelit ndaj Iranit, pasi ish-ministri i Mbrojtjes, Mofazi, ka folur publikisht kundër sulmeve izraelite në lokacionet bërthamore të Iranit.
Qeveria izraelite ka paralajmëruar mundësinë e sulmeve në Republikën Islamike, nga frika se kjo e fundit bën përpjekje për krijimin e armëve atomike, të cilat mund të kërcënojnë edhe sigurinë izraelite./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit