0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Kortezhi i pikëllimit” me arkivolet e 71 viktimave të gjenocidit arrin në Potoçar

Më të lexuarat

Nëna, vëllezër, motra, baballarë, por edhe shumë familjarë dhe miq arritën para ish-Fabrikës së baterive në kompleksin e Qendrës memoriale të Srebrenicës-Potoçar, ku do të shprehnin lamtumirën e fundit me anëtarët e vrarë

POTOÇAR (AA) – Kamioni me 71 arkivole në të cilët gjenden mbetjet mortore të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, që sot në mëngjes u nis nga Visoku, pas kalimit të kryeqytetit të BeH-së dhe homazheve, arriti në Potoçar, ku më 11 korrik do të kryhet falja kolektive e namazit të xhenazes dhe varrimi, raporton Anadolu Agency (AA).

Nëna, vëllezër, motra, baballarë, por edhe shumë familjarë dhe miq arritën para ish-Fabrikës së baterive në kompleksin e Qendrës memoriale të Srebrenicës-Potoçar, ku do të shprehnin lamtumirën e fundit me anëtarët e vrarë.

Ata në heshtje, sikur edhe vitet e kaluara, formuan dy radhë që nga kamioni me mbetjet mortore e deri te hyrja e ish-fabrikës, ku në duar bartnin arkivolet. Arkivolët me mbetjet mortore të viktimave, që janë vrarë në korrik të vitit 1995, do të vendosen më 10 korrik në varrezën e Qendrës Memoriale të Srebrenicës – Potoçar.

Kamioni i mbuluar me flamurin e Bosnjë e Hercegovinës sot në mëngjes nga varreza e qytetit të Visokut u nis drejt Potoçarit, ku më 11 korrik do t’u falet namazi kolektiv i xhenazes në Qendrën Memoriale të Potoçarit në 22-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës. Në mesin e 71 viktimave që këtë vit do të varrosen në funeralin kolektiv gjenden edhe shtatë të mitur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit