Fëmijët të cilët janë anemikë kanë më shumë prirje për t’u treguar agresivë, thonë ekspertët.
Prindërit shpesh ankohen se fëmija është shumë agresiv dhe i fajësojnë të vegjlit e tyre për sjellje të keqe. Por “fajtori” mund të fshihet diku tjetër dhe jo në mendjen e tyre.
Fëmijët me pagjakësi (me nivel më të ulët të qelizave të kuqe të gjakut se sa normalisht) shfaqin një agresivitet të dukshëm, sjellje të dëmshme, paaftësi për të kuptuar siç duhet ato që u thuhen dhe një ndjenjë të theksuar dembelizmi. Që të parandalohen këto tipare sjelljeje dhe shqetësime, rekomandohet që fëmijët të trajtohen me suplementë (shurupe ose tableta me vitamina dhe minerale) me përmbajtje hekuri.
Ky parandalim i anemisë është mirë të bëhet që kur fëmija është katër muajsh. Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj, sigurisht me lejen e pediatrit tuaj, ju duhet patjetër të mbani “vitamina e përmbajtje hekuri” në shtëpi, e cila mund t’i jepet fëmijës derisa të përfundojë vitin e parë të jetës.
Në disa raste nënat i mundojnë fëmijët që të pinë qumësht edhe pa dëshirën e tyre, veprim i cili krijon tek fëmijët rrugën e urisë dhe më pas sjell aneminë. Në të tilla raste rekomandohet që, nëse fëmijët nuk e duan qumështin, në vend të tij të jepet kosi.
Nënave u sugjerohet gjithashtu që djemve të tyre, t’u japin një deri në dy gota me kos çdo ditë, kurse vajzave mund të vazhdohet t’u jepet edhe një deri në dy gota me qumësht derisa të arrijnë moshën e pjekurisë.
Çfarë duhet të kemi parasysh për fëmijët anemikë?
Duhet të tregoheni të kujdesshëm për veshjen e fëmijëve për t’i mbrojtur nga i ftohti;
Kur fëmijët luajnë, duhet menjëherë më pas t’ua ndërrojmë veshjen e djersitur;
Kur u bëni banjë fëmijëve, duhet patjetër t’ua thani flokët;
Fëmijët nuk duhen lejuar që të luajnë në hyrjet e dyerve, sepse aty janë më të ndjeshëm ndaj rrymave të ajrit;
Në vend të e ujit të ftohtë, duhet t’u jepet ujë me temperaturë normale;
Për t’i mbrojtur nga anemia, fëmijët duhen ushqyer dy herë në javë me mish. Mishi përmban proteina që zhvillojnë muskujt e fëmijëve dhe ndalojnë aneminë;
Anemia pengon zhvillim e fëmijëve;
Anemia bën që fëmijët të sëmuren më shpesh.mj/kohaislame.com