-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

SHBA: Gjykata e Lartë po i hap rrugë martesës së homoseksualëve?

Më të lexuarat

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara dëgjon të mërkurën rastin e dytë të çështjes që mund t’i hapë rrugën për martesës së homoseksualëve në mbarë vendin.

Nëntë gjykatësit do të marrin në konsideratë mbrojtjen e Aktit të Martesës, ligj federal që përcakton martesën si akt mes një burri dhe një gruaje.

Gjykata e Lartë dëgjoi dje më shumë se një orë argumenteve mbi rastin tjetër – një ligj i Kalifornisë që ndalon martesën mes të njëjtit seks në këtë shtet dhe nëse se ligji shkel klauzolën e Kushtetutës për mbrojtje të barabartë.

Gjykatësi Anthony Kennedy ngriti shqetësime nëse gjykata po hynte në atë që ai e quajti “ujëra të paeksploruar”, duke thënë se çështja e martesës mes gjinisë së njëjtë është shumë e re për të ditur të gjitha ndikimet sociologjike.

Sondazhet e fundit të opinionit publik tregojnë se shumica e amerikanëve tani mbështesin martesën mes të njëjtit seks. Ajo është e ligjshme në nëntë shtete dhe Uashington, DC. Mbështetësit e quajnë këtë çështje një të drejtë humane dhe civile dhe janë duke shpresuar për një vendim të ngjashëm me atë të vitit 1967 që hodhi poshtë ligjet shtetërore që ndalonin martesat ndër-racore.

Por 29 shtete të tjera kanë miratuar shtojca në kushtetutat e tyre që ndalojnë martesat homoseksuale. Kundërshtarët këmbëngulin se institucioni i martesës duhet të mbrohet për të siguruar njësinë familjare./za/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit