1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

”S’kemi para për mish, por për dy telefona ia bëjmë qarën”

Më të lexuarat

Vitin e kaluar, mbi 48 për qind e ekonomive familjare nuk kanë qenë në gjendje të ushqehen çdo të dytën ditë me mish gjedhe, pulë peshk apo ushqim vegjetarian, ndërsa rreth 50 për qind nuk janë ngrohur si duhet gjatë dimrit të madh që mbajti sivjet, shkruan gazeta KOHA.

Madje, gjysma prej tyre nuk i kanë paguar me kohë faturat ndaj shtetit dhe kompanive private, si uji dhe energjia, qiraja, kreditë, ngrohja… Megjithatë, mbi 70 për qind e familjeve në Maqedoni kanë qasje në rrjetin e internetin, ndërsa 68 për qind e familjeve katëranëtarëshe kanë nga 6 telefona celular!

Të dhënat më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë se, në të shumtën e rasteve, ekonomitë familjare në Maqedoni “sakrifikojnë” arsimin, zbavitjen, kulturën, ushqyerjen… ndërsa pa celularë të mençur apo pa internet nuk mund të rrinë dot.

“71.2 për qind e ekonomive familjare kanë qasje në rrjetin e internetin, ndërsa 68.2 për qind e familjeve 4 anëtarëshe kanë nga 6 telefona të mençur. Kompjuter apo laptop posedojnë mbi 73 për qind”, thuhet në hulumtimin e fundit të ESHS-së.

Rezultati i hulumtimit të ESHS-së, përcjell KOHA, tregon gjithashtu se vetëm 17 për qind e familjeve në Maqedoni posedojnë sistem të ngrohjes qendrore, ndërsa 49.6 për qind nuk janë ngrohur si duhet dimrin e kaluar.

“Gjysma e familjeve, ose 50.4 për qind nuk i kanë paguar me kohë faturat dhe tatimet siç janë qiraja, kreditë, shpenzimet komunale, mirëmbajtje të rregullta…”, thuhet në hulumtimin e ESHS-së.

Krahasuar me vitin 2015, kur 43 për qind e ekonomive familjare dy herë ose më shumë nuk kanë mundur të përballojnë pagesat, në vitin 2016 është vërejtur një rritje prej 5 për qind

“Te ekonomitë familjare që një herë nuk kanë mundur të përballojnë pagesat – është vërejtur rënie prej 37 për qind në vitin 2016, në krahasim me vitin 2015”, thuhet në hulumtimin e ESHS-së.

Sipas të dhënave të hulumtimin, është vërejtur se 12 për qind e ekonomive familjare në shumë raste kanë përdorur tri kuzhinat popullore në Shkup për shkak të kushteve jo të mira. Vitin e kaluar, rrogat nga sektori privat dhe publik kanë qenë burimi më i rëndësishëm i të hyrave në Maqedoni për rreth 56 për qind të ekonomive familjare.

Burime tjera të rëndësishme janë pensionet dhe bizneset private. Paratë e dërguara nga jashtë (remitencat) janë shumë të vlefshme për ekonomitë familjare, ku 12 për qind e tyre të hyrat nga jashtë i kanë burim kryesor. Interesant është fakti se mbi 58 për qind e familjeve në Maqedoni nuk kanë mundur të përballojnë një shpenzim të papritur në vlerë prej 500 euro përmes burimeve vetanake, ndërsa të dhënat tregojnë se 43 për qind jetojnë nga borxhi në borxh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit