4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Thaçi: S’kam çfarë të fsheh për trafikun e organeve

Më të lexuarat

13 vjet më parë, shqiptarët e Kosovës nën ndihmën e NATO-s u shkëputën nga regjimi serb.
Sot, sërish vendet e Ballkanit janë nën ethe. Serbia, sërish e inatosur pas Pavarësisë që Kosova shpalli në vitin 2008, po akuzohet se po nxit serbët që jetojnë në Kosovë në përplasje etnike.

Kosova e cilëson këtë si shkelje të sovranitetit dhe akuzon Serbinë se po përpiqet të dhunojë kufijtë e vendit. NATO ka dërguar 700 trupa në veri të Kosovës për mbikqyrjen e situatës.

Në mes të këtij tensioni, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ndërmori një turn ë SHBA. Thaçi,mbetet popullor në vendin e tij edhe pas një raporti të Këshillit të Europës të vitit 2010, sipas të cilit Thaçi ka lidhje direkte me trafikun e organeve.

Në ditët e qëndrimit të tij në SHBA, ai ka folur për gazetën online Time.com për pavarësinë, Serbinë dhe NATO-n:

Cila ishte arsyeja për të cilën nuk u takuat me presidentin amerikan Obama?

Unë isha ftuar këtu nga Zëvendëspresidenti amerikan dhe Sekretarja e Shtetit, madje në axhendën time këto ishin të vetmet takime të përcaktuara. Ndaj unë kthehem në vendin time i bindur se mbështetja e SHBA për Kosovën do të mbetet e pandryshuar.

Sa e rëndësishme është kjo mbështetje për Kosovën?

Është e një rëndësie madhore, jo vetëm për politikën por edhe për mbështetjen ushtarake që jep NATO. Por, tani për mua rëndësi ka që këtë prezencë ta forcojmë më shumë, duke sjellë investime amerikane në Kosovë.

Në rast të fitores së republikanëve në presidencialet amerikane të këtij viti, besoni në të njëjtën mbështetje?

Ne besojmë se aspiratat, vlerat tona do të vazhdojnë të funksionojnë pavarësisht nëse në pushtet janë Demokratët apo Republikanët.

Mediat serbe kanë cituar disa herë thirrjet tuaja për bashkimin e shqiptarëve në një komb të vetëm? A mund të shkaktojë kjo deklaratë konflikt ushtarak në rajon?

Unë ju deklaroj se sigurinë time më të madhe se kohët e luftës në Kosovë dhe Ballkan kanë marrë fund. Dhe përpjekja jonë tani është të ruajmë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës si një shtet më vete, por me kufij të hapur pro integrimit në NATO dhe BE.

A t’i bashkohet Kosova Shqipërisë?

Ne do të jemi bashkë në familjen europiane, por si dy vende të pavarura.

Pse zgjedhjet serbe të 6 majit në veri të Kosovës, shikohen si një kërcënim?

Vendimi i Serbisë për të organizuar zgjedhje të vetat në një vend tërësisht të pavaruar është një shkelje e hapur e Kushtetutës. Në asnjë rrethanë një shkelje e tillë nuk lejohet.

A mendoni ndryshim të kufijve?

Jo, absulotish. Cdo vend ka kufijte e tij, por edhe një Mitrovicë të vogël brenda territorit.

Sa të intefruar janë serbët dhe shqiptarët në Kosovë?

Nisur nga gjithcka Serbia i bëri Kosovës gjatë luftës, me ushtrimin e një genocide aq të egër, nuk mund të them se ka një dashuri të madhes mes dy komuniteteve. Por, duhet të theksoj se dy komunitetet kanë dëshirën që në një të ardhme për të jetuar përkrah njëri – tjetrit.

A jeni ju të përfshirë dhe a keni dijeni për trafikun e organeve të ushtarëve serbë të vrarë, sikundër deklarohet në raportin e Këshillit të Europës?

Ky është një raport fals, të cilin askush nuk e beson. Rrethanat duken shumë të rreme, asgjë e asaj natyre nuk ka ndodhur kurrë. Ne, nuk kemi asgjë për të fshehur. Kemi ftuar BE dhe task – forcën përkatëse që të vijë në Kosovë dhe të bëjë të gjitha hetimet e duhura për të zbardhur të vërtetën.

Unë në emër të lirisë së vendit tim dhe të popullit tim, kam bërë “marrëveshje” me shumë rrethana. Në 25 vitet e fundit kam qenë një njeri në arrati ose kam qenë i kërkuar nga Serbia.

Mund të them që kam qenë nën shënjestrën serbe që në fëmijërinë time. Dua shumë, që e gjitha kjo t’i përkasë së kaluarës, dhe ftoj këdo që të shohi drejt së ardhmes dhe jo të humbë kohë me histori të sajuara. Por, kjo është një barrë shumë e rëndë dhe e padrejtë për Kosovën. Dhe është një cështje e vështirë për personalitetin tim, për familjen time, për tim bir kur bëhët fjalë për përballimin e insinuative të tilla të paimagjinueshme më parë.

Kur do t’i bashkohet Kosova NATO-s?

Kur të jemi gati (qesh). Së pari duhet të arrijmë anëtarësimin në Planin e Natos për Paqen, dhe kur të plotësojmë të gjitha kriteret atëherë do të jemi anëtarë me të drejta të plota. /kohaislame/
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit