Tensionet me Korenë e Veriut, kriza ekonomike dhe sulmi kibernetik që së fundmi “errësoi” mijëra kompjutera në Korenë e Jugut, nuk penguan presidenten e vendit, Park Geu-hye që të firmoste ligjin për tejekspozimin (VESHJEN EKSTREME).
Ligji hyri në fuqi ditën e premte dhe do të penalizojë të gjitha femrat që zgjedhin një veshje të pamoralshme. Por cila do të quhet veshje e pamoralshme? Minifundet e tepruara dhe veshje të tjera provokuese që vendosin në siklet personat e tjerë në publik, quhet të pamoralshme dhe femra që zgjedh një veshje të tillë gjobitet me 50 mijë uon, rreth 40 euro.
Masa e presidentes koreano-jugore nuk është pritur mirë në Seul, sidomos nga bandat e muzikës pop, të bëra të famshme në gjithë Azinë pikërisht për mënyrën tepër provokuese të veshjes së tyre, ndërsa femrat e famshme kanë provokuar duke postuar në rrjetet sociale foto me minifunde të jashtëligjshme duke deklaruar se një gjobë s’mund t’u imponojë lirinë e veshjes.
Ligji u solli në kujtesë koreano-jugorëve periudhën e presidencës së Park Chung-hee, babai i presidentes aktuale. Ai udhëhoqi vendin nga viti 1963 deri në vitin 1979, vite në të cilat vendosi një ligj që ndalonte fundet dhe fustanet 20 centimetër mbi gju. /tch/kohaislame