-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Pedofili shqiptar tregon se si e vrau Julianin

Më të lexuarat

Ardian Prenjasi pranoi në polici se ka vrarë 11-vjeçarin Julian Çela. Dëshmia rrëqethëse konfirmohet nga burime të Policisë së Tiranës për TV “NEWS 24”.
Një ditë pas arrestimit, Ardian Prenjasi, cilësuar tashmë si ‘monstra e Laprakës’ është dërguar në banesën e tij në këtë zonë për të rindërtuar në prani të hetuesve skenën e krimit, ku si ka thënë vetë i ka marrë jetën 11-vjeçarin, Julian Çela, i zhdukur 5 muaj më parë.

Por, vrasja e Julianit u zbulua vetëm pas rrëmbimit dhe abuzimit që kreu pedofili me një 10-vjeçar, të cilin vetëm fati e shpëtoi nga kthetrat e vdekjes. 10-vjeçari A.C. është mbajtur peng dhe abuzuar seksualisht për 24 orë në një shtëpi në Laprakë, nga maniaku seksual Ardian Prenjasi, transmeton BW.

A.C. u denoncua si i zhdukur nga familjarët e tij pasditen e së shtunës dhe vetëm të dielën, policia ka mundur ta gjejë të miturin dhe ta lirojë nga “kthetrat” e maniakut seksual, i cili, pasi e kishte abuzuar, po përpiqej t’i merrte dhe jetën.

Zbulimi shokues, u bë nga miqtë e Prenjasit, punëtorë në Ndërmarrjen e Pastrim-Gjelbërimit, të cilët kishin “mësyrë” në shtëpinë e këtij të fundit, për shkak se prej dy ditësh ai mungonte në punë dhe nuk dinin asgjë për fatin e tij. Pasi kanë thirrur në emër të tij dhe s’kanë marrë përgjigje, ata kanë hyrë në shtëpi përmes dritareve, ku kanë zbuluar krimin makabër.

Por, krimet e Ardian Prenjasit duket se nuk paskan fund. Prokuria ngre dyshimet se një tjetër fëmijë është bërë pjesë e veprimtarisë kriminale të Prenjasit. Sot policia vijon kerkime intensive për gjetjen e trupit të të miturit, Julian Cela, djali i nendrejtorit të Antiterrorit në SHISH.

Një ditë më parë, Prenjasi tha se trupin e vrarë të Julianit e hodhi të mbështjellë me batanije në kazanët e plehrave dhe pa sesi makina e mbeturinave e mori bashkë me plehrat. Sot monstra shton dëshminë e tij duke theksuar se trupin e kontrolloi dhe e gjeti në Sharrë. Ai tregoi me gisht dy vende në Sharrë, ku sipas tij është hedhur trupi i Julianit.

Ndërsa Ministria e Drejtësisë nisi po sot procedimin ndaj dosjes gjyqësore të pedofilit në vitin 2008. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit