avarësisht që partia e tij nuk ka dalë e para në këto zgjedhje, lideri më i pëlqyer nga votuesit kosovar, del të jetë Albin Kurti.
Nga burime jozyrtare, i nominuari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për kryeministër, ka marrë hiç më pak se 136 mijë e 625 vota, për dallim nga lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, që ka grumbulluar 125 mijë e 866 vota, përcjellur nga i nominuari i koalicionit LDK-AKR-LAA, Avdullah Hoti, që ka marrë 112 882 vota, shkruan Telegrafi.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, si pretendent i koalicionit fitues të zgjedhjeve (PAN), nuk ka marrë më tepër 98 e 458 vota, duke përfunduar listën me të parin e Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, që ka marrë 30 mijë e 289 vota.