Hurma është fruti që është pjesë e pandashme e sofrave të Ramazanit, e cila për më tepër është e pasur me vitamina dhe minerale të ndryshme, si: sodium, potasium, magnezium dhe kalcium.
Më poshtë janë dhënë 10 arsyet pse duhet konsumuar hurmën:
Zbukuron Lëkurën – në përmbajtjen e saj ka antioksidant dhe kjo bënë që të riparohen qelizat dhe ripërtërin lëkurën.
Ruan Zemrën – për shkak se është i pastër nga kolesteroli, stabilizon tensionin dhe ritmin e të rahurave të zemrës. Me këtë përmbajtje të pasur zvoglon bllokimin e damareve të zemrës.
Forcon Memorien – vitamina A,B dhe magneziumi i cili gjindet në hurme, mundëson forcimin e memories. Përdorimi i rregullt i saj mundëson luftimin e harresës.
Ndihmon në humbje të peshës – përqindja e lartë e fibrave jep ndjenjën e të ngopurit dhe ngadalëson tretjen dhe pakëson nevojën për ushqim.
Ruan nga Depresioni – në hulumtimet e bëra është vërtetuar se vitamina B6 lufton sëmundjet bashkohore si stresin dhe depresionin.
Ul riskun ndaj infeksioneve – Ruan trupin nga bakteriet e dëmshme. Magneziumi i cili gjindet në hurme, ul rrezikun e infeksioneve të mundshme në trup, transmeton kibris 724.
Rregullon sistemin e Tretjes- konsumimi i pemëve me përmbajtje të lartë të fibrave si hurmeja rregullon funksionet e zorrëve. Me rregullimin e sistemit të tretjus ul rreziqet nga hemoroidet, kanceri i zorrës së trashë etj.
Mik i Syve – është e pasuruar me Beta Karoten dhe kjo ndalon krijimin e kataraktit në sy.
Efektive ndaj anemisë – hekuri i cili gjendet në hurme rrit hemoglobin, i cili gjindet brenda qelizave të gjakut. Dhe kështu bie rrezikshmëria ndaj pa gjaksisë. Personat të cilët kanë mungesë të hekurit është e preferuar të hanë çdo ditë nga 4 hurme.
Forcon Eshtrat – kalciumi dhe fosfati parandalon sëmundjet si zbutjën e eshtrave dhe shkrirjën e tyre./30 ditet/.