8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Forcat e Asadit presin iftarin për të sulmuar

Më të lexuarat

Regjimi i Bashar al Asadit në Siri vazhdon sulmet edhe gjatë muajit të Ramazanit kundër rajoneve Türkmendağı dhe Xhebel akrad, në rajonet periferike të Latakias, raporton Anadolu Agency (AA).

Njësitë e lidhura me Asadin vazhdojnë sulmet në fshatrat nën kontrollin e opozitarëve, ku si pasojë e sulmeve me predha dhe topa ka patur viktima dhe dëmtime materiale.

Përgjegjësi i Kuvendit Turkmen për rajonin Bajirbuxhak në Siri dhe kryetar i degës së qytetit Hatay të Turqisë, Usame Solak, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se sirianët ndodhen në situatë lufte edhe gjatë muajit të Ramazanit.

Pasi ka theksuar se përpara muajit të Ramazanit sulmet kanë qenë pakësuar në rajonet periferike të Latakias, Solak tha se “Sulmet janë intensifikuar në iftaret e para. Ruajnë kohën ku njerëzit janë më të pambrojtur dhe ku janë bashkë. Sulmet fillojnë afër orës së iftarit dhe vazhdojnë për një kohë. Personat në Malin Turkmen (Türkmendağı) dhe në Xhebel Ekrad mund të themi se agjërimin e hapin me bomba.”

Duke theksuar se në sulme shumë shtëpi janë shembur dhe se të gjitha rrugët ndërlidhëse janë në objektiv, Solak tha se vetëm në sulmet që ditën e parë të muajit Ramazan në rajonet periferike të Latakias kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur të paktën 20 të tjerë.

“Këto sulme në oraret e iftarit dhe syfyrit kanë vërtetuar edhe njëherë se regjimi vrastar i Asadit nuk ka asnjë ndjenjë njerëzore, fetare dhe se merr kënaqësi në vrasjen e njerëzve. Edhe më parë ka ndërmarrë sulme gjatë orarit të faljes së namazit të Bajramit, ku si pasojë e bombardimeve kanë humbur jetën dhjetëra persona. Tashmë goditja e xhamive në orarin e namazit të xhumasë, goditja e spitaleve, apo vendeve të tregjeve janë të zakonshme në Siri. Bota islame, edhe i ashtuquajtur njerëzimi nuk janë lodhur duke parë shumë herë këto skena.”

Ndër të tjera pasi ka shpjeguar se ndjekin nga afër bisedimet në Astana, përfaqësuesi turkmen ka shtuar se presin që në këto bisedime të hidhen sa më parë hapa konkretë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit