Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “O ju njerëz, kijini frikë Allahun e Madhëruar dhe përgatituni për takimin me Zotin tuaj me përgatitjen e të devotshmëve, sepse njeriu siç thotë Zoti i tij i Lartësuar: “Ti o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt.”
O muslimanë!
Njeriu nuk e di se në cilin vend do vdes dhe -po ashtu- nuk e di se kur do vdes. Siç thotë Allahu i Lartësuar: “Asnjë njeri nuk di ç’do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç’vend do të vdesë.”
Derisa ne nuk e dimë se çfarë do veprojmë (dhe fitojmë) nesër e kjo është prej veprimeve tona, atëherë ne nuk e dimë se kur do vdesim ngase kjo është prej veprave të Allahut të Lartësuar.
Derisa nuk e dimë se në ç’vend do vdesim, kur dihet se njeriu shkon nga njëri vend në tjetrin me dëshirën e tij, atëherë ai nuk e di se kur do të vdes. Prandaj vendi i vdekjes nuk dihet e po ashtu dhe koha se kur njeriu do vdes nuk dihet. Lusim Allahun që të na jap neve dhe juve përfundim të mirë!
Nuk është e rëndësishme se kur do vdes njeriu dhe në cilin vend ai do vdes. Nuk është e rëndësishme që njeriu të vdes në Meke ose në Medine apo në çdo vend tjetër prej vendeve të Allahut. Nuk është e rëndësishme që njeriu të vdes ditën e xhuma, ose ditën e hënë apo në ditët e tjera, por ajo që ka rëndësi është se në çfarë gjendje njeriu do vdes. Kjo është e rëndësishmja. Në çfarë gjendje do vdesësh?
A do vdesësh në besim, sinqeritet dhe teuhid? E lusim Allahun për të gjithë ne që të vdesim në këtë gjendje!
Apo do vdesësh në dyshime, shirk, kufër dhe mosbindje.
Kjo është ajo që ka rëndësi, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi o muslimanë.
Prandaj kush dëshiron që jeta e tij të mbyllet me përfundim të mirë, atëherë le të veprojë vepra të mira, sepse Allahu Lartmadhëruar është shumë Bujar që ta braktisë robin e Tij në situatat e vështira nëse ai e ka njohur Allahun në rehati.
Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Njihe Zotin tënd në rehati që Ai të njohi në vështirësi.”
Çfarë vështirësie mund të jetë më e madhe sesa ardhja e exhelit (vdekjes). Çfarë vështirësi mund të jetë më e madhe për njeriun sesa ndarja nga jeta e kësaj bote?
Prandaj nëse njeriu e njeh (kujton) Zotin e tij në rehati duke iu bindur Atij, duke iu afruar Atij me adhurime dhe me përmendjen e shpeshtë të Tij, atëherë Allahu Madhëruar do të njoh ty në vështirësi. Allahu na furnizoftë me këtë gjë!
Gjëja më e rëndësishme është se në çfarë gjendje njeriu do vdes./ibnuthejmin.com