3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kjo infermiere dyshohet se ka vrarë 60 fëmijë të vegjël (FOTO)

Më të lexuarat

Një ish-infermiere nga shteti amerikan i Teksasit, e cila aktualisht është duke qëndruar në burg për vrasjen e një fëmije, dyshohet se ka vrarë edhe 60 fëmijë të tjerë të vegjël.

Genene Jones, tani 66 vjeçe, ishte një infermiere që punonte në spitalet e Teksasit në vitet 1980, dhe është dënuar me 99 vjet burg për dhënien e një doze vdekjeprurëse një vajze 15-muajshe.

Ajo i dha foshnjes një dozë vdekjeprurëse të relaksimit të muskujve në vitin 1982. Por krimet e saj vetëm sa kishin nisur. Ajo më tej u akuzua se i kishte dhënë një fëmije një injeksion vdekjeprurës, një droge antiepileptike, në 1981.

Gjatë kohës që Jones po punonte në spitale, një numër i fëmijëve vdiqën në rrethana të pashpjegueshme dhe komplikime të pashpjegueshme.

Hetuesit besojnë se Jones mund të ketë vrarë disa ose të gjithë këta fëmijë, sepse ata vdiqën gjatë ndërrimeve të saj, apo menjëherë pasi e kishte lëshuar punën. Të gjithë fëmijët vdiqën në rrethana të pazakonshme.

Nëse Jones dënohet për të gjitha akuzat, ajo mund të dënohet me 99 vjet burgim. /MESAZHI/

Deutschland Bevölkerungsentwicklung Symbolbild Neugeborene (picture-alliance/dpa/W. Grubitzsch)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit