1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

OKB përshëndet vendimin e Trump për ambasadën në Tel-Aviv

Më të lexuarat

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric në një deklaratë që bëri të enjten e vlerësoi si një vendim të mençur vendimi e presidentit amerikan, Donald Trump për të mos zhvendosur për momentin ambasadën e ShBA-së nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të mos zhvendosur për momentin ambasadën e SHBA-së nga Tel Avivi në Jerusalem është një vendim i mençur, vlerësoi të enjten zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Ai përsëriti se “për OKB-në statuti i Jerusalemit është një problem thelbësor që mund të zgjidhet vetëm nga negociata politike të konfliktit izraelito-palestinez”.

“Sekretari i Përgjithshëm shpreson se ky vendim mund të kontribuojë për të lehtësuar rifillimin e një procesi të vërtetë paqeje”, shtoi ai.

Donald Trump nënshkroi të enjten një klauzolë të veçantë që mundëson qëndrimin e ambasadës amerikane në Tel-Aviv edhe gjashtë muaj të tjerë, në përputhje me praktikën e të gjithë presidentëve amerikanë paraardhës, të cilët që prej fundit të vitit 1990 firmosin çdo gjashtë muaj këtë klauzolë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit