0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Yahoo me staf të pa kualifikuar

Më të lexuarat

Administratori i ri i deleguari kompanisë së madhe Yahoo, Scott Thompson është akuzuar se ka gënjyer për kurrikulumin e tij, ku thuhej se kishte marrë një diplomë në Kontabilitet dhe Informatikë pranë Stonehill College të Bostonit. 

Por universiteti ka ndërprerë dhënien e diplomave për Informatikë që prej vitit 1983, ose katër vjet para se Thompson të diplomohej. 

Mashtrimi është zbuluar nga Dan Loeb, aksioner i Yahoo!, që disa herë ka kritikuar zgjedhjet menaxheriale të motorit të kërkimit. 

Kompania është përpjekur të sheshojë polemikat, duke e cilësuar rastin si “një gabim të bërë padashje” dhe duke rikonfirmuar besimin e saj tek administratori, i konsideruar si shumë i kualifikuar për të mbuluar detyrën dhe me një histori suksesesh në drejtimin e kompanive teknologjike. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit