-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Smartphone kuleta ime

Më të lexuarat

Me celularin mund të bësh shumë gjëra: të shkruash mesazhe, të dëgjosh muzikë, të lundrosh në internet dhe natyrisht të telefonosh. Së shpejti ai mund të zëvendësojë edhe portofolin tonë. Pagesa mobile është e ardhmja.
A e dini ju se çfarë është shkruar në një kartmonedhë 100 euro? Ose më thjeshtë, në një kartmonedhë 5 euro? Edhe nëse nuk e gjeni menjëherë përgjigjen, kjo mungesë e vogël njohurish falet, sepse gjithnjë e më shumë kartmonedhat po zhduken nga jeta jonë e përditshme. Në këmbim dikush njeh shumë mirë numrin e kartës së kredisë. Pagesa pa para në dorë po bëhet gjithnjë e më e pranishme, vazhdimisht punonet për sisteme dhe aparate të reja pagese. Një prej tyre gjendet në xhepat tanë, telefoni inteligjent, smartphone. Por a janë pagesat mobile vetëm një modë e re, apo e ardhmja?

Zgjidhje të bazuara në sistemin NFC
Ka shumë mënyra për të shpenzuar para. Duhet vetëm t’i kesh, por kjo është temë tjetër. Që tani ne mund të administrojmë në “cloud” kartat tona të kredisë përmes Google Wallet, apo Paypal dhe mund të kryejmë pagesa pa para në dorë në të gjithë botën. Një teknologji tashmë e konsoliduar, Near Field Communication (NFC), në shqip: komunikacioni në afërsi, kërkon ta ndryshojë përsëri sistemin e pagesave, ta bëjë atë më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më të sigurt.
NFC është një kanal përçimi, një lidhje pa kabllo e aparateve: aktualisht zhvillimet e reja parashikojnë çipe NFC, të cilët mund të skanohen me një aparat lazer dhe që inkorporohen në smartphone. Klienti e mban telefonin e tij para një terminali në arkë dhe kryen pagesën. Edhe në kartat e kredisë apo debisë mund të inkorporohen çipe të tilla.
Tregu për sistemet mobile të pagesës, të quajtura edhe U-Commerce, përjeton një konkurrencë të fortë. Shumë firma, ndër të cilat start-ups, sipërmarrje telekomunikacioni, apo institute financiare, duan të hyjnë në këtë segment. “Pagesa mobile është më shumë se një tendencë moderne. Falë përhapjes tejet të madhe të telefonëve inteligjentë dhe tablets, qarkullimi mobil i pagesave po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, blerjet në internet po përqëndrohen gjithnjë e më shumë tek celularët dhe E-Commerce po shndërrohet në M-Commerce (mobile commerce)”, thotë Mandfred Krüger, shef i ConCardis GmbH, një firmë e cila ofron shërbime për sistemin e pagesave pa para në dorë.

Një app për taksi si pionier
“Unë lëviz vazhdimisht me taksi për arsye pune, por i humbas gjithnjë faturat. Me aplikacionin për celular MyTaxi kjo nuk ndodh më pasi unë marr një mail me faturat dhe maili nuk humbet”, tregon André Bajorat, eskpert për bankingun në internet dhe pagesat mobile. Me MyTaxi klienti mund të paguajë pa para në dorë dhe për këtë duhet vetëm të ketë krijuar një mundësi pagese përmes aplikacionit, p.sh. me PayPal apo kartë kredie.
Kafenë Bajorat e paguan ende me para në dorë, por ndryshe përpiqet të paguajë sa më shpejt dhe sa më thjesht të jetë e mundur. “Kartat i mbaj në një portofol kartash dhe paratë e thata thjesht në xhep. Portofol klasik nuk kam. Në mbrëmje i heq monedhat dhe ato mund t’i marrin fëmijët”, tregon Bajorat.
Futja e shërbimeve të tilla të pagesës në gjithë Gjermaninë është vetëm çështje kohe. “Ne mendojmë se teknologjia NFC vitet e ardhshme do të triumfojë dhe do të jetë sistemi mbizotërues”, thotë Steffen von Blumroeder nga Shoqata Federale e Ekonomisë së informacionit, Telekomunikacionit dhe Medieve të reja (Bitkom).

Po mbrojtja e të dhënave?
Nëse portofolin ta vjedhin apo e humb, kartat, kartmonedhat dhe paratë humbasin. Por edhe në botën digjitale mund të humbasë diçka: të dhënat personale. Shumë modele pagese janë ende në fazën e provës. Tek të gjitha sistemet siguria dhe mbrojtja e të dhënave është temë e rëndësishme. Pikërisht tek teknologjitë NFC në fund konsumatori mund të jetë humbësi: “Për momentin teknologjia ka ende nevojë për përmirësim sa i takon sigurisë së të dhënave. Çipet NFC lexohen më lehtë nga sa mendohej fillimisht”, thotë Antje Stobbe, analiste pranë Deutsche Bank.
Ndërkohë që gjermanët vazhdojnë të preferojnë pagesat me para, vende të tjera janë më të hapur për modelet alternative të pagesës. Japonia ka futur para dhjetë vjetësh një sistem pagesash për biletat, të bazuar në teknologjinë NFC./dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit