Nis të fryj furtuna e Hashim Thaçit për ta kapur kontrollin në parlament. Në ditët në vijim priten zhvillime dramatike në parlamentin e Kosovës. Ish partiakët do përpiqen ta vendosin në kryq Jakup Krasniqin. Ky jo se do përjetoj kamxhikët dhe gurët, sikurse Jezu Krishti, por Hashim Thaçi dhe servilet do mprehin shpatën për tja prerë këmbët e pushtetit Jakup Krasniqit.
Hashim Thaçi dje ka nisur një betejë të re për të siguruar me çdo kusht 80 vota për shkarkimin e Jakup Krasniqit nga pozita e kryetarit të Parlamentit të Kosovës. Ky sinjal erdhi nga vet Thaçi që udhëtoi për një vizitë në Seul të Koresë. Në kërkim të 80 votave në parlament, Hashim Thaçi ja doli ta bind që në Seul të Koresë më vete ta merr edhe Hydajet Hysenin, për ta siguruar votën në parlament.
Sipas projeksioneve, Hashim Thaçi ka nisur një betejë të re për të siguruar me çdo kusht 80 vota për shkarkimin e Jakup Krasniqit nga pozita e kryetarit të Parlamentit të Kosovës, shkruan bota sot../Ind/kohaislame