Julian Newman është vetëm 11 vjeçar, por luan si të ishte një djalë shumë më i madh se ai në skuadrën e shkollës së tij. Fakti që është 35-40 centimetra më i shkurtër se shokët e tjerë të skuadrës, nuk bën asnjë dallim.
Djaloshi është i gjatë 137 centimetra dhe peshon vetëm 31 kilogramë, ndërsa është basketbollisti më i mirë i skuadrës së tij të shkollës.
Ai ka aftësi të mrekullueshme në përdorimin e topit dhe për të gjuajtur në disa mënyra të ndryshme, ashtu që arrin të shmangë mbulimin e kundërshtarëve shumë më të gjatë se ai dhe kryeson tabelën e pikëshënuesve.
Ekspertët thonë se me punë të vazhdueshme, Julian mund të arrijë një gjatësi deri në 180 centimetra. /Telegrafi/