1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Politika e Trumpit për Palestinën u besohet hebrenjve

Më të lexuarat

Mesazhi që do të japë presidenti Trump gjatë vizitës së tij është në lidhje me atë nëse do të zhvendoset apo jo Ambasada amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem

JERUSALEM (AA) – TURGUT ALP BOYRAZ – Tërheq vëmendjen se janë hebrenjë shumica e atyre që drejtojnë politikën e presidentit amerikan Donald Trump për Palestinën i cili këtë muaj pritet të vizitojë Izraelin, raporton Anadolu Agency (AA).

Vizita e cila pritet që Trump ta zhvillojë më 22-23 maj në Izrael dhe Palestinë ndodhet në situatën e pikës më të rëndësishme në axhendën e ditës të të dy vendeve.

Sipas lajmeve në shtypin lokal Trump gjatë vizitës së tij do të fokusohet për të binduar palët të rifillojnë sërish bisedimet e paqes. Në mesin e temave një kuriozitet tjetër është edhe mesazhi që do të japë presidenti Trump gjatë vizitës së tij në lidhje me atë nëse do të zhvendoset apo jo Ambasada amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

Presidenti Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore kishte premtuar për mbështetje ndaj Izraelit dhe në mesin e këtyre premtimeve ishte edhe zhvendosja e amabsadës në Jerusalem. Mministri izraelit i Mbrojtjes Avigdor Liberman në një deklaratë ditën e djeshme në takimin e grupit paralementar në lidhje me zhvendosjen e amabsadës amerikane në Jerusalem tha se “Qëndrimi ynë është i qartë, Jerusalemi është kryeqyteti ynë. Qeveria amerikane është një një qeveri mike por mund të ketë edhe mosmarrëveshje në këtë apo çështje të tjera. Kjo nuk është ndarja e parë e pikëpamjeve që kemi përjetuar me qeverinë amerikane”.

Kjo deklaratë e Libermanit në shtypin izraelit është komentuar se “Administrata e Trumpit të paktën tani për tani ka hequr dorë nga zhvendosja e ambasadës amerikane në Jreusalem”.

Për Trumpin i cili para se të zgjidhej president ka dhënë mesazhe ekstreme pro-Izraelit, ka një mendim të përbashkët se presidenti Trump është tërhequr në trendin e rendit të linjës që ndjek Amerika në çështjet e politikës së jashtme pasi është zgjedhur president por për shumë të tjerë politika Izrael-Palestinë e Trumpit ruan fshehtësinë e saj.

Pesha hebrenje në ekipin e Trumpit

Njëra nga mënyrat që ndjekin ata që përpiqen të kuptojnë se çfarë politike do të ndjek Trump në çështjen Izrael-Palestinë është profili i personave që ndodhen në ekipin e tij. Kur shihet ekipi i Trumpit tërheq vëmendjen se shumica e personave të cilët e drejtojnë atë në çështjet e Palestinës dhe Izraelit janë mbështetës të hebrenjve dhe Izraelit.

Në krye të këtyre emrave ndodhet David Fridman, të cilin Trump e ka ermëruar si ambasador në Izrael, dhëndrri i tij dhe në të njëjtën kohë këshilltari i lartë Jared Kushner si dhe përfaqësuesi special përgjegjës për çështjen Palestinë-Izrael Jason Greenblatt.

David Friedman ambasadori i ri në Izrael

Friedman i emëruar si ambasador në Izrael nga Trump ka ushtruar detyrën e këshilltarit në çështjen e Izraelit gjatë fushatës zgjedhore. Friedman i cili i jep mbështetje Izraelit për ndërtimin e njësive të reja të vendbanimeve dhe për zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jerusalem njihet si një emër që ka marrëdhënie shumë të afrëta me Izraelin.

Gjithashtu Friedman i cili vjen nga një familje hebreje dhe i cili në SHBA qëndron afër krahut të djathtë ekstrem në një deklaratë të mëparshme kishte mbrojtur idenë se “ndërtimi i vendbanimeve të reja nga qeveria izraelite në territoret palestineze nën pushtim nuk janë pengesë përpara paqes”.

Friedman për një periudhë ka qenë edhe opinionist në gazetat Siyonist Arutz Sheva dhe të djathtën Jerusalem Post të cilat botohen në Izrael dhe të cilat janë pro vendbanimeve hebrenje. Në të njëjtën kohë Friedman i cili jeton në Florida të SHBA-ve ka edhe një shtëpi në rajonin Telbije në afërsi të Izraelit.

Gjatë votimit në Senatin Amerikan për ermërimin si ambasador në Izrael, u zhvillua një seancë e debatueshme ku u diskutuan pikëpamjet radikale pro Izraelit të Friedman, i cili arriti të marrë miratimin e Senatit duke premtuar se nuk do të ngatërronte pikëpamjet personale me punën e tij.

Ndër të tjera bëhet e ditur se Friedman ka mbërritur ditën e djeshme në Izrael për të filluar detyrën e tij si ambasador.

Kushner, dhëndrri dhe këshilltari i Trump

Jared Kushner i cili është dhëndrri dhe në të njëjtën kohë këshilltari i lartë i Trump, tregohet si një prej emrave më me ndikim në përcaktimin e politikave Izrael-Palestinë të qeverisë së SHBA-ve. Trump në një fjalim të mbajtur menjëherë pas ardhjes në post kishte pretenduar se “Kushner mund të sillte paqen në Lindjen e Mesme”.

Duke vënë në dukje dhëndrrin hebre 36 vjeçar Kushner i cili më parë nuk ka patur asnjë përvojë diplomatike, Trump ishte shprehur se “Jared (Kushner) është një njeri shumë i mirë. Ai do të bëjë me Izraelin marrëveshjen të cilën askush më parë nuk e ka bërë. Aftësitë negociuese i ka që nga lindja. Nëse Kushner nuk do të mund të sigurojë paqen në Lindjen e Mesme, askush tjetër nuk mund ta sigurojë”.

Izraeli për Kushner i cili është anëtari i një prej familjeve të njohura hebreje në New York, është një kauzë ku ai ndan idealet dhe identitetin e tij, për të cilin ka kontribuar për praninë e tij me donacionet që ka bërë dhe të cilin e ka vizituar shpesh herë për pushime gjatë rinisë së tij.

Babai i tijë Charles Kushner është një biznesmen i cili ka kontribuar në fushatat zgjedhore të Netanyahu-t, dhe i cili ka pritur në shtëpinë e tij në New Jersey kryeministrin izraelit.

Gjyshi dhe gjyshja e Kushnerit të cilët janë nga hebrenjtë e Polonisë arritën të shpëtonin nga kampet naziste të përqendrimit në Luftën e Dytë Botërore.

Përfaqësuesi special Greenblatt

Jason Greenblatt, përfaqësuesi special i Trump-it përgjegjës për bisedimet ndërkombëtare të paqes, në të njëjtën kohë njihet si një emër që organizon komunikimin ditor mes qeverisë amerikane dhe Izraelit. Greenblatt, për shumë vite në New York ka kryer avokatinë e Trumpit, vjen nga një familje hebreje Haredim.

Dihet që familja e Greenblatt ka lidhje familjare me Izraelin. Edhe Greenblatt i cili është një prej emrave që do ti japë drejtim politikave të qeverisë amerikane në çështjen Izrael-Palestinë ashtu si Kushner edhe ai nuk ka një përvojë diplomatike në këtë çështje.

Miliarderët hebrenjë

Në mesin e emrave të cilët mendohet se do të jenë ndikues në politikat e Trumpit kryesisht në çështjen Izrael-Palestinë janë edhe amerikanët hebrenj që janë miliarderë. Në mesin e tyre janë Sheldon Adelson dhe Ronald Laude. Adelson ka ofruar mbështetje me miliona dollarë për fushatën zgjedhore të Trumpit.

Adelson i cili ka qenë i shqetësuar nga politika e ish-presidentit amreikan Barack Obama për Izraelin, shpreson se me administratën e Trumpit situata do të ndryshojë në favor të Izraelit.

Ndërsa në lajmet në ditët e fundit në shtyp reflektohet se Adelson ka përjetuar zhgënjim për shkak se Trump “nuk ka zbatuar premtimin për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem”.

Dihet që Adelson ka shpenzuar miliona dollarë për gazetën Izrael Hayom (Izraeli sot) e cila shpërndahet falas dhe e cila mbështet kryeministrin Benjamin Netanyahu. Gjithashtu pritet që Adelson së shpejti të dëshmojë përpara gjykatës izraelite në lidhje me debatin në vazhdim për korrupsion të Netanyahut çështje për të cilën përmendet edhe emri i Adelson.

Një tjetër miliarder amerikan hebre që ka ndikim mbi Trumpin është Ronald Lauder i cili ka bërë rekomandime presidentit Trump për çështjen e negociatave të paqes Izrael-Palestinë, por i cili qëndron në një pozicion ndryshe politik nga Adelson.

Lauder i cili përkundër Adelson mbron zgjidhjen me dy shtete në çështjen izraelito-palestineze, ai beson se një marrëveshje e arritur me palestinezët do të jetë në interes të Izraelit dhe se Trump mund ta arrijë këtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit